Policia e Shteti ka ngritur njjë grup të posaçëm për të kuptuar më saktë se çfarë ka ndodhur, pas denoncimit të familjes se Ervis Martinaj është zhdukur prej tri ditësh.

Në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.

Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj, me një numër që nuk e kishte përdorur më parë, ishte: “Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë”.

“Ata pretendojne se nga informacionet qe kane marre nga miqte e Martinajt qe nuk i identifikojne me emer kane mesuar se ai ka humbur cdo kontakt dhe jane te shqetesuar per fatin e tij.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’.

Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej”, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Policia po heton nëse ka një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka.

Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt.

Ai është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen.

Dumani ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për të hequr qafe Endrit Doklen.