Ish-sulmuesi i Argjentinës, Omar Gabriel Batistuta ka dhënë një intervistë interesante në gazetën “La Nacion” ku mes shumë temave u ndal gjatë edhe te ajo e Diego Maradonës, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.
Mes tyre ka pasur një miqësi të sinqertë prandaj edhe fjalët e Batigol janë shumë të forta dhe prekëse. I pari që bën “mea culpa” është pikërisht Batistuta.
“Kur mendoj për të ndihem çuditshëm, në borxh. Nuk jam dakort me 60 % të gjërave që ka bërë por ne çfarë bëmë që të kujdeseshim për të? Çfarë bëra unë si tifoz dhe shoqëria në të cilën ndodhemi?
Nuk bëmë asgjë. Na dha gjithçka dhe nuk i kthyem asgjë. Imazhi i fundit i Maradonës në televizion është shumë i keq, demoraliziues. Kur e kam parë menddova me vete: ky djalë është një fantazmë, një njeri i vdekur”.