Rendohet bilanci i atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajsë, në Vlorë, ku pas të shtënave me armë, kanë mbetur dy të vdekur dhe një i plagosur.

Persona ende të paidentifikuar, dyshohet për dy persona, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine, ku dyshohet se udhëtonin viktimat dhe i plagosuri.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për News24 dhe BalkanWeb se makina e viktimave është ndjekur nga autorët, dhe pasi është qëlluar me armë në drejtim të tyre, automjeti ka dalë nga rruga.

Sakaq është gjetur dhe një mjet i djegur në afërsi të Levanit., që dyshohet se u përket autorëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.