Mozzik dhe Era Istrefi kanë anuluar bashkëpunimin e tyre dhe nuk do të publikojnë këngën që po pritej.

Mozzik postoi një ‘story’ në Instagram ku njoftoi se projekti me Era Istrefin anulohet. Ai u kërkoi falje të gjithëve për pritjen.“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”.

Era nuk ka pasur asnjë reagim për anulimin e bashkëpunimit. Kujtojmë që Mozzik ka prishur edhe marrëdhënie dhe me Noizy-n, ku bashkëpunimi i tyre është fshirë nga “Youtube”.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy më herët në një intervistë.