Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ambasadoren e BE Christiane Hohmann.

Përmes një statusi në Twitter, Kim shkruan se “mezi presim që të punojmë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjkjet e qytetarëve shqiptarë dhe qeverisë”.

“E lumtur për të takuar ambasadoren Christiane Hohmann. SHBA është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e shqiptarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja e SHBA Yuri Kim.