Ermal Mamaqi ka reaguar pas një lajmi ku pretendohej se i kishte shtuar klientit në faturë 6 mijë euro për të bërë një foto me të. Bashkë me lajmin ishte bashkëngjitur dhe mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti tek faqja e Jeta Osh Qef.

Përmes një video në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën duke thënë se bëhet fjalë për një rreng dhe se mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai. Ermali ka zbuluar se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera.

“Para disa ditësh ishim këtu te restoranti im dhe mendova ti bëj një rreng një portali më të ndjekur në Shqipëri, respekte gocave dhe çunave që punojnë atje.

Mora një faturë dhe shkruajtëm një rresht aty poshtë sikur i kishim faturuar një klienti 6 mijë euro që kishte bërë foto me mua. I dërguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh. Dhe ata e postuan lajmin, madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera, të cilat ne nuk i kishim thënë.

E dini nga e di, sepse e shkrova vetë atë mesazh dhe numri me të cilin e kemi dërguar është i lokalit tonë”, shprehet Ermali mes të tjerash në video.