Pasi është kërkuar ndihmë nga Greqia, 2 avionë grekë kanë mbërritur dhe po operojnë në zonat e përfshira nga zjarri në Dropull. Raportohet se falë kësaj ndërhyrje nga ajri, flakët janë drejt shuarjes.

Kujtojmë se ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ishte e pamundur për shkak të lartësisë, ndërsa zjarrfikësit kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme që të shuajnë flakët me mjete primitive.