Kristjan Asllani ka qenë protagonist në miqësoren e barazuar 2-2 nga Inter-i kundër Monaco mbrëmjen e djeshme. Ylli shqiptar e ka komentuar me këto fjalë eksperiencën e tij të re:

“Në një vit e gjysmë më ka ndryshuar jeta: kam kaluar nga mos aktivizimi me ekipin e dytë tek Inter-i. Jam shumë i lumtur dhe dua të jap maksimumin”, ka thënë 20-vjeçari për Sportitalia.

“Brozovic dhe Barella? Jam shumë i gëzuar që mund të stërvitem me ata, mundet vetëm të mësoj dhe të vjedh disa sekrete”, ka vazhduar Asllani.

“Lukaku sillet si një baba, që nga momenti që jemi takuar ditën e vizitave mjekësore. E vlerësoj shumë. Objektivat? Duam të fitojmë titullin”.