Në brigjet shqiptare është vendosur një Post Kufitare e Lëvizshme për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrijnë në territorin tonë me mjete lundruese apo të shtetasve shqiptarë që duan të dalin në Mesdhe pa qenë nevoja të paraqiten në portet e vendit tonë. Lajmi u njoftuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kryeminstri Edi Rama duke ndarë në “Facebook një video” e konsideroi një lajm të mirë dhe një lehtësi për të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese

“Jo më o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije. Një lajm i mirë për mjetet lundruese turistike dhe ata që duan të shijojnë mrekullitë e vendit tonë nga deti. Tashmë ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese. Policia Kufitare mbërrin tek ata kudo në bregdet për të kryer procedurën përkatëse.”, shkraun Rama në Facebook.