Ukraina ka deklaruar se deri në muajin shtator parashikon të rimarrë rajonin jugor të Khersonit, i pushtuar nga rusët. Sergiy Khlan, ndihmës i kreut të rajonit Khersonit, tha në një intervistë për televizionin ukrainas se “Mund të themi se rajoni i Khersonit do të çlirohet patjetër deri në shtator dhe të gjitha planet e pushtuesve do të dështojnë”, raporton AFP.

Kherson, i cili është një rajon i rëndësishëm për bujqësinë ukrainase, u pushtua nga trupat ruse në fillim të luftës.

Por ushtria ukrainase, e përforcuar nga furnizimet e reja të artilerisë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, ka arritur disa fitore javët e fundit.

“Ne shohim që forcat tona të armatosura po përparojnë hapur. Mund të themi se po kalojmë nga veprimet mbrojtëse në kundërsulmuese”, tha Khlan.