Pas drejtorit sportiv edhe trajneri i Bayern Mynchen Jurgen Nagelsman ka konfirmuar se nuk janë të interesuar për Cristiano Ronaldo-n. Gjermani në një intervistë të fundit është shprehur ‘se kam dëgjuar shumë thashetheme për Ronaldo-n, por iu them se nuk ka gjë të vërtetë’. 37-vjeçari vijon të stërvitet idividualisht pasi ende nuk është bashkuar me Manchester United. ‘Djajtë’ thonë se fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ mungon për arsye personale.

Ndërkohë një lëvizje e shpejtë merkato është finalizuar nga Arsenal. ‘Topçinjtë’ kanë arritur një tjetër akord me Manchester City-n pas Gabriel Jesus. Këtë herë është blerë mbrojtësi Zinchenko, i cili është marrë për 30 milionë paund.