Pas zgjedhjes së drejtuesve të rinj të degëve të PS-së, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me kryetarët në 61 bashkitë e vendit.

Në fjalën e tij, Rama tha se PS ka nevojë për persona që të sjellin një frymë të re brenda partisë.

Sipas kreut të qeverisë, socialistët nuk kanë nevojnë për të rinj që brenda pak kohësh, bëhen më të vjetër se vetë partia.

“Njësitë edhe më të rëndësishme sipas meje të transformimit hap pas hapi të partisë në diçka tjetër. Në diçka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë. T’i përgjigjet ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhduyeshme dhe që i përgjigjet një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar dhe që na besojnë.

NJë kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga ai aksi i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se disa duan punë në shtet, dhe disa kërkojnë punë në shtet, dhe disa thonë çfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim kryetarit të partisë një punë në shtet. Kjo duhet të jetë e shkuara. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor, që të jemi një parti ndërmjetëse mes shumicës qeverisëse dhe zgjedhësve.

Të jemi një parti llogari kërkuese në funksion të adresimit të halleve dhe shqetësimeve. Kemi një parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse, dhe nga ana tjetër shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Të jetë një parti e territorit. Të jemi një parti e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen, dhe pastaj rrijnë vetëm me njëri-tjetrin.Pastaj bëhen si grup shokësh që mblidhen për të pirë kafe.

Kjo është gjëja që unë besoj, përveç të tjerash. Ka të ngjarë që të shtyjnë të rinjtë të kandidojnë me idenë ta ndryshojnë këtë gjë. Bindja ime ka qenë që cilido që merr përsipër një përgjegjësi të tillë, duhet të ketë ambicien që t’i japi diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri që për pak muaj bëhet më i vjetër se vetë partia. Që merr më shpejt hilet se sa rregullat. Në kuptimin më brutal të fjalës” – tha Rama.