Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, ka dënuar sulmin e ndodhur këtë të shtunë në portin e Odesas.

Ai shprehet se ky sulm tregon se Moska do të gjejë çdo mënyrë për të shmangur zbatimin e marrëveshjes së eksportit të grurit, marrëveshje kjo e arritur me Kombet e Bashkuara, Turqinë dhe Ukrainën.

“Kjo vërteton vetëm një gjë; çfarëdo që Rusia të thotë dhe të premtojë, ajo do të gjejë mënyra për të mos e zbatuar atë”, tha Volodymyr Zelensky.

Raketat ruse goditën Portin e Odesas një ditë pas arritjes së marrëveshjes për eksportin e grurit me Ukrainën.