Rusia e nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, por pushtimi ishte paraprirë nga sulme kibernetike që morën në shënjestër sektorin publik, atë të energjisë, mediat, financat e biznesin. Edhe pas fillimit të konfliktit, goditje të tilla nga ana e rusëve vazhduan të dëmtojnë shpërndarjen e ilaceve, ushqimeve dhe ndihmës.

Ndikimi i tyre varion nga parandalimi i qasjes në shërbimet bazë e deri tek vjedhja e të dhënave dhe dezinformim. Aktivitetet keqdashëse kibernetike përfshinin dërgimin e email-eve viruse, bllokimin e shërbimeve online, fshirjen të dhënave, grabitjen e informacionit. pas goditjes nga sulme të tilla në mesin e janarit, faqja online e Ministrisë së Jashtme në Kiev ashtu si dhe faqet e Ministrive asaj për Mbrojtjen nga Katastrofat dhe të Shkencës u bllokuan krejtësisht. Në monitorët e kompjuterave të tyre shfaqeshin në gjuhën ukrainase, ruse dhe polake fjalët provokuese „Frikësohuni dhe llogarisni me më të keqen” ! Sulmi masiv kibernetik ndaj pikave qendrore të qeverisë e tronditi Perëndimin.

BE-ja dhe Gjermania nxituan t`i ofronin ndihmë Ukrainës, duke molibizuar të gjithë mjetet për Kievin e duke diskutuar dhe ndihmën teknike për të. Nëse pas sulmit kibernetik qëndron Rusia, kjo është e paqartë, thoshte atëherë shefi i Politikes së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Joseph Borrell: “Ne nuk kemi dëshmi, por edhe mund të mendohet një gjë e tillë,” u shpreh ai. Qeveria ukrainase ishte bindur se pas sulmit të hakerave qëndronte Moska. në mediat ruse kishte pasur të dhëna për të që përpara se Ukrainë të prekej nga ky sulm, që e nxiti Borellin të shpallte një nismë të bllokut europian për kualifikimin në fushën e sigurisë kibernetike për kuadro drejtuese të ushtrisë ukrainase.

Në kontekstin e luftës në Ukrainë, Instituti i Paqes kibernetike me seli i Zvicer ka identifikuar 8 kërcënime kibernetike mbizotëruese që kanë shërbyer për të shkatërruar, dezinformuar apo për t`i kthyer të dhënat në një lloj arme. Dokumentimi i këtyre sulmeve, sipas tij, jo vetëm që ofron një pasqyrë të rolit që ka kibernetike në luftën ruso-ukrainase, por edhe per konfliktet e armatosura në të ardhmen.