Atmosferë shumë e relaksuar te Juventusi, me rastin e seancës së fundit stërvitore para ndeshjes kundër Real Madridit, e treta dhe e fundit miqësore e turneut veror në SHBA.

Bardhezinjtë pritën vizitën surprizë të dy simboleve dhe ish-kapitenëve të klubit, Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini.