Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.

Sipas Ballës, prej atij momenti për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

Gjithashtu Balla shkruan se gjenocidi u ringjall së fundmi edhe në Ukrahinë, ku forcat pushtuese ruse kanë kryer dhe po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur ukrahinas.

Një javë më parë vijon me tej Balla, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Sot perkujtojme dhe nderojme viktimat genocidit në Srebenicë, duke shprehur më së pari dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga genocidi serb si dhe përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e sinqertë, siç e ka dhe zakoni i shqipatarit, për tërë të lënduarit, të mbijetuarit gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë – Hercegovinë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

11 KORRIK ➖Dita e Përkujtimit të 11 KORRIK ➖Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

“Mijëra burra të ekzekutuar dhe të varrosur në varreza masive,

qindra burra të varrosur për së gjalli, e po aq qindra të gjymtuar e therur,

fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre,

një gjysh i detyruar të hante mëlçinë e nipit të tij.

Këto janë vërtet skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”, do të deklaronte Gjykatësi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Fouad Riad, ndërsa ngrinte aktakuzën penale të Srebrenicës kundër Ratko Mladic dhe liderit serb të Bosnjës gjatë luftës Radovan Karadzic, më 16 nëntor 1995.

Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.

Prej atij momenti për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

Rreth 30,000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik.

Në vitin 1999 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në raportin e tij për rënien e Srebrenicës do të deklaronte se OKB-ja dështoi në zbatimin e mandatit të saj, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të ashtuquajturave ‘zona të sigurta’, dhe kështu ndan përgjegjësinë.

Histori tragjike por dhe e turpshme e kohëve moderne mu në zemër të Europës së vlerave të larta njerzore e parimeve demokratike, e cila duhet të shërbente si një këmbanë alarmi ndaj rreziqeve të formave ekstreme të nacionalizmit dhe intolerancës, dhunës dhe tmerreve të luftës që shkaktojnë ato.

Por, fatkeqësisht, gjenocidi i Srebrenicës rezultoi të ishte vetëm uvertura e një genocidi edhe më të gjerë, i cili u shtri pak më pas edhe në Kosovë.

Fatkeqësisht gjenocidi u ringjall së fundmi edhe në Ukrahinë, ku forcat pushtuese ruse kanë kryer dhe po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur ukrahinas.

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Sot perkujtojme dhe nderojme viktimat genocidit në Srebenicë, duke shprehur më së pari dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga genocidi serb si dhe përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e sinqertë, siç e ka dhe zakoni i shqipatarit, për tërë të lënduarit, të mbijetuarit gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë – Hercegovinë.