Prej disa javësh tashmë, në vendin tonë është regjistruar një rritje e infektimeve me koronavirus, bazuar në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaron se në vendin tonë dyshohet të ketë prezencë të nënvarianteve të koronavirusit, por ende nuk ka një konfirmim laboratorik.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neë24, Manastirliu u shpreh se janë shtuar edhe rastet në shërbimin pediatrik.

Manastirliu: Ka një rritje të incidencës , rritje së rasteve pozitive, po ashtu kemi edhe rritje të rasteve të fataliteteve dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë të vaksinuar. Sikurse alerti është vendosur nga OBSH edhe në Shqipëri i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Pyetje: A ka prezencë të varianteve të reja?

Manastirliu: Kanë dyshime të arsyeshme që edhe në Shqipëri kanë mbërritur nën variante të OMICRON, ende nuk kemi një konfirmim nga laboratorë të referencës, por fakti që kemi një transmetueshmëri të lartë i dedikohet nën varianteve si BA4, Ba5.