Dy humbje jete, 1019 qytetarë të infektuar, 2260 testime dhe 1159 të shëruar në orët e fundit ka qenë bilanci nga COVID-19 në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka pasur dy humbje jete, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një 71-vjeçar nga Korça.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1019 qytetarë, në këto bashki:

335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.