Luani

Luanët e duan vëmendjen, kështu që ata gjithmonë përpiqen të duken më mirë se kurrë. Kjo shenjë drejtohet nga dielli, kështu që gjithçka rreth tyre është e ndritshme, gjë që i tërheq njerëzit drejt tyre. Luanët e kanë shumë të rëndësishme pamjen e jashtme.

Demi

Demat janë shenjë tokësore, të qeta, mendjemprehtë, që do të thotë se ata vlerësojnë personalitetin mbi bukurinë.

Mirëpo, ata kanë një stil klasik dhe tërheqin vëmendjen me finesën që kanë. Demët në përgjithësi spikasin për elegancën e tyre.

Bricjapi

Nëse jeni miq me një Bricjap, e dini se ata gjithmonë duan të duken sa më mirë. Ata gjithnjë zgjedhin aksesorë që të duken më të pëlqyeshëm. Bricjapët e duan vëmendjen dhe bukurinë.

Ujori

Ujorët në përgjithësi janë njerëz pozitiv dhe të këndshëm. Për ta ka më shumë rëndësi shpirti se sa pamja. Mirëpo, inteligjenca dhe mirësia e tyre, i bën ata që të duken shumë simpatikë dhe atraktivë.

Peshorja

Peshoret janë elegante dhe gjithmonë duken të kombinuara. Peshoret janë njerëz që priren nga qetësia dhe bëjnë për vete njerëzit me inteligjencën dhe durimin e tyre. Ata janë mjaft simpatikë dhe gjithnjë marrin vëmendjen që ata duan.

Ata bëjnë paqe gjithnjë me të tjerët dhe janë persona mjaft pozitivë.