Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian ka uruar Bajram Begajn në marrjen e detyrës si president i Republikës së Shqipërisë.

Joseph Borrell: Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë . Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi së bashku më të fortë .