Tradhtia mund të jetë një kafshatë që s’kapërdihet, por procedurat e ndarjes duket se janë akoma më të vështira.

Sidomos kur në mes janë edhe fëmijë. Ndarja e çiftit ikonë Shakira dhe Gerard Pique vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes. Ndonse dyshja nuk u celebruan kurrë zyrtarisht, duket se “divorci” i tyre do të marrë një kohë të konsiderueshme, për shkak të fëmijëve.

Së fundmi, sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’ bëhet me dije se mbrojtësi i Barcelonës ka refuzuar një ofertë milionadollarshe nga Shakira. Thuhet se këngëtarja në këmbim të kësaj ka kërkuar kujdestarinë e plotë të Sashës dhe Milan. Ndër planet e Shakirës vazhdon ideja për tu shpërngulur së bashku me fëmijët në Miami.

Në ofertën e majme të autores së hitit “Waka Waka” mësohet se përfshihet fakti që Pique do të lirohet nga çdo detyrim finanaciar ndaj fëmijëve. Këngëtarja zotohet t’i paguaj futbollistit udhëtimin në klasën e parë drejt Miamit për të vizituar fëmijët 5 herë në vit. Madje në këtë propozim Shakira është treguar bujare, pasi i ka propozuar që edhe verën, Sasha dhe Milan ta kalojnë me babain e tyre.

Dhe qershia mbi torte në këtë ofertë është se ajo i ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të futbollistit – rreth 2.5 milionë dollarë – që ai ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë.

Mirëpo, të gjitha këto janë hedhur poshtë nga mbrojtësi historik i Barçes, i cili nuk i konsideron në krahasim me kohën e reduktuar që do të kalojë me fëmijët e tij.