Shefi i agjencisë hapësinore ruse, Dmytro Rogozin, deklaroi se Rusia po përgatitet për prodhimin serial të raketës bërthamore “Sarmat”.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i “Roscosmos-it”, duke postuar një foto në kanalin e tij “Telegram”.

“Sarmat, raketa bërthamore më e fuqishme në botë me rreze globale po përgatitet për teste të reja dhe prodhim serial”, theksoi Rogozin.

Ai gjithashtu publikoi një foto në sfondin e një rakete bërthamore Sarmat të mbuluar në një platformë hekurudhore.

Më 21 qershor, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se e para nga raketat më të fundit balistike “Sarmat” do të hyjë në detyrë luftarake në fund të këtij viti.

Nisja e parë provë e raketës u krye në fund të prillit nga kozmodromi Plesetsk në rajonin e Arkhangelsk-ut.

Në fund të prillit, në kanalin televiziv “Rusia 1”, Olga Skabeeva dhe deputeti rus Oleksiy Zhuravlyov diskutuan se sa sekonda do t’i duheshin raketës balistike ndërkontinentale “Sarmat” për të arritur në kryeqytetet e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës.