Qeveria shqiptare po rishikon buxhetin e vitit 2022 me qëllim optimizimin e tij.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dekaroi sot nuk do të preken investimet publike që i shërbejnë rritjes ekonomike.

“Kemi filluar procesin e rishikimit të buxhetit, me qëllim ekonomizimin e çdo lloj shpenzimi të qeverisë që nuk është prioritar, duke pasur kujdes të mos reduktohen shpenzimet që sjellin zhvillim. Pra do të vijojmë investimet që nxisin rritjen ekonomike”, deklaroi Ibrahimaj.

Deklarata e ministres Ibrahimaj u bë gjatë takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të bashkive mbi bilancet e qeverisjes vendore që po mbahet në Pogradec.

Ministrja theksoi ka një rritje të ndërgjegjies së bashkive për sa i përket mbledhjes së të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Të ardhurat janë dyfishuar në nivel vendi, transferta është rritur dhe detyrimet jan ngadalësuar. Ka pasur disa bashki që kanë pasur performancë të lartë të mbledhjes së të ardhurave si Vora, Kavaja, Kamza Tirana, etj”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi se MFE do të ofrojë angazhim maksimal për të rritur bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore që të përmirësojnë situatën financiare, të shlyejnë detyrimet financiare dhe të digjitalizojnë shërbimet në dobi të qytetarëve.