Regjistrohen 1,480 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3,702 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 39.97.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,435 pacientë.

Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rënie të infektimeve, për shkak se të enjten autoritetet shëndetësore raportuan për 1.603 raste të reja.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,166 vdekje.