Është zhvilluar me tone të ashpra seanca e sotme në Kuvend ku nuk kanë munguar akuzat dhe kundër akuzat ndaj mazhorancës dhe opozitës.

Rama iu drejtua opozitës me fjalët se është pikërisht ajo, thika në shpinën e opozitës.

 

“Është sa e thjeshtë aq e neveritshme që e bëni këtë.. Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që quhet PS e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni keni future në mes Kosovën. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati ti rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran demokratit është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk I bëjmë. Përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet dakordësia e ndërkombëtarëve.

Ju jeni thika në shpinën e  Kosovës.”