Kryeministri Rama ka ndarë pamjet e muzeut “Etnografik” dhe “Ismail Kadare” në Gjirokastër.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se jemi gati për të pritur turistë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje ftuese të dy muzeve të rinj në Gjirokastër, Muzeut Etnografik dhe Muzeut “Ismail Kadare”, që bashkë edhe me “Sokakun e të marrëve” e me shtegun “Edward Lear”, i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri.