Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri duke theksuar se është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte. Rama tha se Shqipëria kishte luftuar gjatë edhe kundër kësaj ideje.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për shumë kohë luftuam kundër besimit se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ju e dini që ne Shqiëpri ne nuk jemi dakord për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona: Nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Është misioni ynë dhe fati ynë.

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europpa është e para herë që ne të bënim një zgjedhje. E bëjmë këtë sepse besojmë në këtë haëpsirë paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe spese sponsorizon një tjetër mënyrë të menduari në rajonin tonë”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria ka bërë mjaft reforma të dhimbshme por të duhura. Kryeministri përmendi Reformën në Drejtësi duke theksuar se tashmë kemi institucione të reja, të ngritura nga rrënojat e të vjetrave. Kryeministri theksoi se kjo maxhorancë nuk ka mbrojtur askënd ndaj drejtësisë.

Rama shtoi se një Ballkan që synon integrimin në BE do të jetë më i sigurt dhe më paqedashës duke shpëtuar nga fantazmat e së shkuarës.

“Më besoni, në një zonë si Ballkani, më shumë shqetësim për idealet e integrimit eur9opian do të thotë më pak fgantazma nga hiostoria në jetën tonë politike”, tha Rama duke shtuar se “Europa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqe, sigurie dhe prosperiteti”.