Është e qartë tashmë një tjetër aleancë Berisha-Meta, pas një partneriteti qeverisës 4-vjeçar 2009-2013, që pamundësoi ardhjen e Ramës në pushtet më herët se çdo vinte. Tashmë synimi është rrëzimi i tij, në kohën kur duket edhe më i fuqishëm politikisht në mandatin e tretë qeverisës.

Gjithnjë është përfolur për një aleancë Berisha-Meta edhe në nivel okult përgjatë 30 viteve, ku i dyti shërbënte si “Kalë Troje” i të parit në PS.

Tashmë, pas daljes së një të dhëne sipas së cilës Meta ka qenë ish-spiun sigurimi në kohën studentore, Berisha është bërë avokati më i flaktë i tij. Njeriu i dhënë pas së kaluarës së kundërshtarëve për t’u gjetur me doemos cene biografike, bën “be e rrufe” për pastërtinë e Metës.
Po çfarë i lidh tjetër këto dy emra?

Në politikë, një rol ka dhe prejardhja shtresore e kulturore. Si Berisha e si Meta kanë prejardhje të njëjtë shtresore, e cila logjikisht të çon te fakti se që të dy mund te mplekseshin lehtë me regjimin, siç i pari duke qenë komunist për gati gjysmëshekulli, që gjithashtu dyshohet se mund të ketë shërbyer dhe si bashkëpunëtër i Sigurimit famëkeq. Ata vijnë nga fshati, nga famije pa emër, pa nam, pa prestigj, pa frymë imponuese e krenarimbjellëse. Pra nga nivele të prirura për t’u futur në marrëdhënie me pushtetin, si një formë e përfitimit prej tij për t’i siguruar vetes benefite të llojeve të ndryshme, njëra prej tyre ardhja në qytet, për të vijuar më pas me ndonjë post e avancime në karrierë. Si këmbim, duke mos trashëguar vetëfrenime etike ardhur nga një traditë e fortë familjare, janë të gatshëm të japin gjithçka. Në krijimin e “njeriut të ri”, një lloj kamikazi politik, regjimi synonte pikërisht këtë soj, pra njeriun rural, periferik, atë të majtin tipik, pa asgjë të djathtë në kuptimin social dhe kulturor, lehtë për të qenë shërbëtor kokëulur. “Ishe askushi dhe u bërë dikushi(falë partisë)..,”, ishte ajo çfarë u pëshpëriste në vesh partia. Dhe si Berisha e si Meta vijnë nga kjo kategori, tipik “njerëz të rinj”.

Të e majta tradicionale ekziston pikërisht dhe një rivalitet i brendshëm që ka fokus këtë “ndarje klasore”. Edhe në atë kohë, PP kishte kastën e saj qytetarë dhe atë rurale. Nga e para vinin ata figura pushteti që përpiqeshin të linin emrin e mirë dhe te të cilët prevalonte qytetaria mbi ideologjinë. Këta, me armiqtë e regjimit mbanin dhe miqësi okulte. Nga e dyta vinin të pamëshirshmit, besnikë deri në vdekje të regjimit. Shihni sot dyshen Berisha-Meta, që i përkasin të dytës; kanë zero nivel etik e kulturor në komunikimin politik dhe gjithashtu një egërshani të frikshme. Urrejtja e tyre ndaj Ramës & CO është dhe urrejtje klasore brenda sa majtës, një trashëgimi që vijon ende. Te kjo urrejtje është dhe ajo se kanë qenë të detyruar të jenë shërbëtorë të të parëve, sidomos në misione të ulëta spiunimi. Të parët u kanë qëndruar gjithnjë larg pozicioneve të tilla të “ulëta” në mekanizmin e regjimit.

Ndaj, Berisha-Meta është një ngjizje e natyrshme politike. Ata janë një bashkim klasor brenda së majtës. Janë më të majtët e të majtëve në kuptimin e rëndomtë të fjalës. Që do të thotë se nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit Shtetit, edhe kjo ka qenë krejt e natyrshme për ta. (Tema)