Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media bashkë me Ilir Meta, ku ka folur për zhvillimin në Parlamentin e Shqipërisë ku u votuar me shumicë absolute të votave Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt.

Shefja e shtetit ka thënë se pretendimet dhe thashethemet e Raportit të Dick Martyt ka kohë që janë hedhur në pleh nga Prokurorët e Hagës, duke përmendur prokurorin Williamson, i cili kishte thënë në raportin e tij se s’ka kurrfarë argumentesh për pretendimet për trafik organesh.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan: “Presidentja Vjosa Osmani tha:
-‘Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh thashethemet e Dick Martyt’.

Kjo i bie se krimet e tjera,
që sipas raportit të Martyt (dhe aktakuzës së Hagës)
i kanë ‘bërë’ komandantët e UÇK-së,
janë të ‘vërteta’!

Ky është gabim shumë i madh logjik i Presidentes.
P.S. Mos u tut, se edhe nëse lirohet Thaçi nga Haga, nuk kthehet në Presidencë, te Ti, po kthehet n’shpi t’vet.”