Shakira dhe Pique vazhdojnë procedurat e divorcit.

Procesi i ndarjes së çiftit ka hasur në vështirësi, kjo si pasojë e kujdestarisë së Sashës dhe Milanit, fëmijët e të dyve, pasi Shakira kërkon patjetër të shkojë në Miami me ta, ndërsa ylli spanjoll nuk dëshiron që të miturit të largohen nga vendlindja e tij, Spanja.

Një ditë më parë, këngëtarja kolumbiane zbarkoi në Kaliforni me fëmijët e saj për të kaluar disa ditë pushimi, ndërsa futbollisti spanjoll është i përqendruar në Miami, ku po luan turneun e tij në Shtetet e Bashkuara. Një situatë që të dy mund të përfitonin për t’u takuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që i ndajnë në lidhje me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. Një takim që nëse ndodh, do të jetë në një hapësirë “neutrale” për të dy, që është territori i SHBA-së.
Siç zbulohet nga programi argëtues ‘Chisme No Like’, Shakira u largua nga Spanja me fëmijët e saj pavarësisht refuzimit të Gerard Piqué. Kolumbianja mbërriti në San Diego të Kalifornisë, ku pret një “takim urgjent” me ish-partnerin e saj.

Një nga elementët që ka shkaktuar më shumë dyshime në media është destinacioni i zgjedhur nga Shakira, pasi kolumbianja mund të vendosej në qytete të tjera ku ka shtëpi. “Shumë misterioze, sepse ajo ka një shtëpi në Bahamas, ajo ka një shtëpi në Miami, ndërsa me siguri themi se ajo është me fëmijët e saj në qytetin e San Diego, Kaliforni.”

Programi e konfirmoi duke theksuar se “Pique do të bëjë një ndalesë teknike në San Diego për të takuar Shakirën”. Takimi do të zhvillohet më 4 gusht, kur këngëtarja dhe mbrojtësi i Barcelonës do të takohen me avokatët e tyre.

Kujtojmë që javët e fundit janë shtuar spekulimet se këngëtarja po e “harron” tradhtinë e Piques me yllin e Captain America, Chris Evans. Ky i fundit ka shkuar aq larg sa ka deklaruar se Shakira ishte “spektakolare” dhe se duhej të kërkonte një “partner të qëndrueshëm sentimental”.