Portieri Jan Oblak ka rinovuar kontratën me Atletico Madridin.

Me rinovimin e kontratës, Oblak do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2028. Kontrata aktuale atij i skadonte vitin e ardhshëm, por mësohet se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Portieri 29-vjeçar është pjesë e Atletikos prej vitit 2014, kur iu bashkua nga Benfika dhe është njëri prej gardianëve më të vlerësuar në futbollin evropian.