Trajneri i ri i PSG-së, Kristofer Galtië nëpërmjet një interviste me prestigjiozen franceze “L’Equipe” ka bërë me dije dhe kapitenin për sezonin e ri futbollistik duke e konfirmuar edhe njëherë Markinjosin me shiritin e kapitenit në krah:

“Cili do të jetë kapiten? Markinjos. Zëvendëskapitenët ende nuk e dinë se cilët do të jenë”, ishin fjalët e trajnerit 55-vjeçar francez.

Skuadra pariziene aktualisht ka bërë një miqësore në fazën përgatitore në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik ku ka mposhtur 2-0 ekipin e Kuevili Rue, ndërsa ka ende edhe tre miqësore për të zhvilluar, atë ndaj Kavasaki Frontale më 20 korrik, ndaj Uraua Reds më 23 korrik dhe ndaj Gamba Osaka më 25 korrik, të gjitha me ekipe nga Japonia.