Sadio Mane ka dhënë një intervistë për Sport Bild për të folur për transferimin e tij te Bayern Munich qe ishte nje nga goditjet e veres ashtu si Nunez te Liverpool, Tchouameni te Real, Lukaku te Inter dhe sidomos Haaland te City…

“Disa javë më parë agjenti im më informoi se Bayern më kishte kërkuar dhe e kishte seriozisht interesimin. Në të njëjtën ditë thashë: Unë dua të shkoj te Bayern dhe nuk isha aspak i luhatur te vendimi.

Edhe nëse të tjerë klube ishin të interesuara vendimi u mor nga unë. Menjëherë ndjeva se ata më donin shumë, u magjepsa nga mënyra se si Bayern dëshiron të më aktivizoje ne fushe.

Sistemi i lojës është i ngjashëm me atë të Liverpool-it, ndaj e konsideroj veten të përshtatshëm për Bayernin. Klopp ishte i trishtar që po largohesha, por e mora vendimin shumë shpejt”.

Lojtari afrikan më i shtrenjtë në histori në kohën e lëvizjes së tij në Liverpool, me fanellën e Reds fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në ligën angleze në sezonin 2018-2019, vit në të cilin fitoi Ligën e Kampionëve. ; në 2019-2020 ai më pas fitoi Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Ligën Angleze.

Golashënuesi më i mirë ndonjëherë i kombëtares senegaleze me 32 gola të shënuar, ai u nderua me çmimin Futbollisti Afrikan i Vitit në 2019, duke pasuar shokun e tij të skuadrës Mohamed Salah.