Në brigjet e Vlorës është duke u zhvilluar një operacion i Guardia di Finanza-s italiane.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se po kryhet ndjekja e një gomoneje nga grykëderdhja e Vjosës.

Operacioni po zhvillohet prej rreth 60 minutash tashmë, ndërsa mjeti po ndiqet nga ajri dhe deti.

Guardia di Finanzia ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare për këtë rast, ndërsa dyshohet se gomonia ka në bord lëndë narkotike.