Është e premte dhe nuk keni asnjë plan? Nwse jeni tw apasionuar pas muzikws elektronike merrni miqtë dhe shkoni te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës për të shijuar festivalin “Tirana N’trip”.

“Hey rini a jeni gati ta elektrizojmë Tiranën? Në datë 22 Korrik ju mirëpresim tek liqeni artificial pranë fushave të tenisit në Tirana N’Trip! Një festival i muzikës elektronike për të gjithë të apasionuarit e kësaj rryme. Hyrja ?! Falas për këdo ‼️ Shihemi në Tirana në N’trip ora 19:00”, thuhet në postimin e titullit “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Ky aktivitet u organizua nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.