Moska ka vendosur në ‘listën e zezë’ 384 anëtarë të parlamentit japonez. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse sipas asaj që raporton agjencia “Ria Novosti”.

U mor vendimi për ndalimin e hyrjes në Rusi, duke filluar nga 14 korriku, për 384 deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit japonez, të cilët, duke mbajtur një qëndrim anti-rus, po hedhin akuza të pabaza kundër vendit tonë në kuadër të një “Operacion special ushtarak në Ukrainë”, thuhet në një deklaratën e Ministrisë së Jashtme duke shpjeguar se vendimi është marrë si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Japonia ndaj deputetëve të Dumës së Shtetit.

Kujtojmë se Japonia ka prezantuar tashmë disa paketa masash kufizuese kundër Rusisë. Udhëheqësit e pushtetit rus janë sanksionuar, përfshirë presidentin Vladimir Putin.