Çifti Keisi dhe Stresi kanë qenë jo pak të komentuar për shkak të marrëdhënies së tyre të trazuar. Por teksa dukej se dyshja i kishin dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies së tyre, postimet e fundit në rrjetet sociale sugjerojnë ndryshe.

Pas publikimit të këngës së re me titull “M’ke harru”nga Stresi, bazuar nga teksi fansat aluduan se ishte një dedikim për ish-partneren.

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”

Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke na bërë akoma më konfuzë.

Dyshja patën një moment së bashku pas vdekjes së Brilant Martinaj para disa javësh.

Reperi i njohur Stresi është shprehur mjaft i prekur nga kjo ngjarje pasi Brilanti ishte mik i ngushtë i Stresit. Në bisedat e publikuara nga ky i fundit mes tyre ai madje reperi e cilëson Brilantin si ‘vëlla’.

Ka ardhur dhe reagimi i ish-partneres së Stresit, Kejsit, e cila ka publikuar disa momente me të riun e ndjerë dhe shprehet mjaft e pikëlluar.