Vetëm disa javë përpara se fëmija i dytë i Elon Musk me këngëtaren Grimes të lindte nëpërmjet një nëne surrogate, një tjetër grua po lindte fëmijët e saj binjakë me manjatin e teknologjisë.

Shivon Zillis, është një punonjëse e Musk. 36-vjeçarja drejton një kompani tjetër të tij, Neuralink. Kjo do të thotë se miliarderi 51-vjeçar ka jo 7 fëmijë, siç besohej deri vonë, por 9.

Lidhjet profesionale të Zillis me Musk datojnë që në Prill 2016, kur ajo u bë këshilltare e OpenAI. Musk është një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, një laborator kërkimor jofitimprurës me misionin për të siguruar që nga inteligjenca artificiale të përfitojë i gjithë njerëzimi.

Kujtojmë se Musk dhe gruaja e tij e parë, Justine, kishin binjakë në vitin 2004 përpara se të mirëpritnin trinjakët dy vite më vonë. Pas divorcit ai lindi dy fëmijë me partneren e tij të re.