Milan nuk është shumë aktive në merkaton e transferimeve. Kuqezinjtë kanë preferuar të bëjnë vetëm lëvizje të vogla në këtë periudhë të dritares së transferimeve, teksa situata mund të ndryshojë shpejt.

Sipas asaj që shkruan Calciomercato, kampionët e Italisë janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin që ka tipare sulmuese, Hakim Ziyech. Marokeni pëlqehet shumë nga trajneri Pioli, i cili sheh te ky futbollist cilësinë e duhur për të bërë ndryshimin.

As 29 vjeçari nuk është kundër një transferimi te tillë, pasi jo vetëm që do kalonte në një kampionat të ri, por edhe do kishte më shumë hapësira. Ziyech qëndroi 2 sezone në Londër, ku veshi fanellën e bluve në 46 takime.