Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontekstit me Bullgarinë, Konferenca e Parë Ndër Qeveritare do të mbahet në ditët në vijim.

Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel këtë të martë në Shkup, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

“Nëse thoni po, atëherë Konferenca e Parë do të organizohet në ditët e ardhshme dhe do të zbatohet vendimi i marsit të vitit 2020 dhe do të fillojë procesi për hapjen e negociatave. Vendimi për këtë është te ju dhe është vendimi juaj. Kjo mundësi nuk duhet lënë anash, asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër. Maqedonas, kemi mundësinë t’i thoni po hapjes së negociatave dhe po Bashkimit Evropian”, u shpreh Michel.