Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa, foli për sezonin turistik si edhe për kritikat se këtë ka më pak pushues kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve.

Ajo theksoi se shpërndarjet në rrjete nuk janë baza për të bërë një perceptim, duke i quajtur edhe muhabete Facebook.

Po ashtu ajo u shpreh se turizmi në vend është i shtrirë nga veriu deri në ju.

Pjesë nga intervista:

“Deri në këtë pikë që jemi kemi një sezon të mbarë. Analizat përfundimtare do të bëhen në tetor apo nëntor, por shifrat janë shumë të mira deri tani, edhe po ti referohemi mediave të huaja. Jemi 40 më shumë vizitor të huaj.

Gjatë kësaj intervistë ajo theksoi se bregdeti, plazhi i Kavajës, Shëngjin , Durrës ka rezervime deri në shtator,.

“Është shumë mirë me rezervime, Ksamili, Himara, po ashtu edhe Vlora. Ka një situatë të mirë edhe Dhërmiu”, tha ajo.

Pamjet që tregojnë se jugu ka më pak pushues se në vitin e kaluar dhe krahasimet me çmimet?

“Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh shifër, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë, unë i quaj muhabete. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hotelieret”, tha ajo.

A ka abuzime me çmimet?

Kumbaro: Edhe kjo është pjesë e fenomeni të tregut të lirë, shteti nuk kontrollon çmimet por abuzimet. Kam qenë vetë në terren për të parë dhe verifikuar abuzimet. Ato që janë me emër dhe mbiemer ndiqen nga kontrolli i hetimit.