Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja komentoi në Kuvend raportet vjetore që u prezantuan KLGJ, KLP dhe Prokuroria e Posaçme.

Ndër të tjera, Manja evidentoi sfidat e këtyre institucioneve të reja të drejtësisë për vitin e ardhshme. Ministri tha se është e nevojshme plotësimi me trupën e nevojshme të inspektorëve në ILD.

Lidhur me SPAK, Manja u shpreh se edhe për këtë institucion është i nevojshëm plotësimi me numrin e nevojshëm të prokurorëve.

Sakaq, për KLGJ-në, Manja vlerësoi edhe njëherë punën e bërë nga ky institucion për hartën e re gjyqësore. Duke iu referuar kritikave, ministri tha se kjo hartë nuk do të pranohet nga të gjitha palët, por është mekanizmi i duhur.

“ILD raportoi në Kuvend. Është një organ i ri. Duke u nisur nga treguesit e punës që raportoi vetë, ngelen ende disa problematika dhe sfida. E para ka të bëjë me trajtimin e stokut të ankesave të pashqyrtuara. Inspektori deri tani e ka ushtruar veprimtarinë e vet vetëm me tetë inspektorë.

Do të finalizojmë metodologjinë e inspektimit brenda këtij viti. Por të gjitha këto sfida janë të lidhur me plotësimin e numrit të nevojshëm të inspektorëve Aj që vlen është një punë e lavdërueshme.

Për Prokurorinë e Përgjithshme, natyrisht që arritjet i evidentoi Prokurori i Përgjithshëm. Duhet të bahte në konsideratë për vitin në vazhdim puna për pastrimin e parave.

Duhet të finalizojmë sa më shpejt për emërimin e 250 oficerëve të policisë gjyqësore. plotësimi i trupës së oficerëve me numrin e nevojshëm që ne tashmë e kemi miratuar.

Për KLP, mbetet sfidë emërimi i tre prokurorëve të tjerë në SPAK. Lidhur me SPAK numri ngelet sfidë. Sfidë hetimet proaktive. Inkurajojmë që të rritet. Prioritet plotësimi i BKH. Po ashtu plotësimi i eksesit të SPAK në databazat e institucionet shtetërore.

Për KLGJ, ndryshe nga KLP, ka jo vetëm menaxhimin e karrierës së gjyqtarëve, por edhe administrimin e sistemit. Dje patëm një diskutim të gjatë për hartën e re. Një punë e lavdërueshme. Jo të gjitha palët do të kënaqen me hartën e re, por është mekanizmi i duhur. Do ti japë zgjidhje të gjitha sfidat që kemi në sistemin gjyqësor”, deklaroi Manja.