Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Sali Berisha. Në fjalën e tij, Ndoka u shpreh se të keqen duhet ta shohim fillimisht tek opozita.

Sipas tij, ka shumë të majtë që nuk e duan këtë qeveri, duke i bërë thirrje që të dalin në protestë.

“Ne duhet ta shohim të keqen tek vetja jonë dhe opozita. Për faktin se qytetarët na janë përgjigjur në cdo moment. Protestat kanë qenë maksimale. Për fatin e keq u shitën këto kauza. Duhet të rrisim besimin. Me të vërtetë është një moment i rëndësishëm për kombin tonë rikthimi juaj, zoti Berisha. Ju e keni besimin e qytetarëve, jo vetëm si politikan dhe burrë shteti, por edhe si një njeri që jeni ngritur në karrierën tuaj politikë, kur të tjerët kanë menduar se jeni fundosur.

Besimi është rritur. Në këto momente besimi është maksimale. Qytetarët nuk kanë besim që kauza do të shitet. Këta e kam vuajtur unë me Lulzim Bashën. Fatkeqësi Lulzim Basha, për opozitën ishte një dramë. Sot kjo më nuk ekziston. Besimi është rritur dhe qytetarët do të jenë në shtet. Kjo është kryesorja”, tha ai.