Zelensky i është drejtuar Bolsonaros, duke i kërkuar mbështetje, në një intervistë me kanalin e lajmeve të Brazilit GloboNews, të cilën Zelensky e postoi në kanalin e tij Telegram, sipas CNN.

“Nuk mund të jesh neutral. Unë nuk e mbështes një qëndrim të tillë. Dhe diçka të tillë, ia kam bërë të qartë presidentit”, shtoi ai.

Që nga fillimi i pushtimit, Bolsonaro ka shmangur dënimin ose sanksionimin e Rusisë.

“Presidenti i Brazilit më tha se ai mbështet Ukrainën, sovranitetin e saj, por Brazili mban një pozicion neutraliteti”, shtoi Zelensky.