Sulmuesi Robert Lewandowski ka thënë se do të kthehet te Bayern Munichu për një lamtumirë të duhur pasi kalimi i tij te Barcelona u njoftua të shtunën pasdite.

Lewandowski bëri seancën e tij të fundit stërvitore me Bayernin të shtunën në mëngjes dhe foli me bashkëlojtarët e tij për largimin e tij në Barcelonë.

Megjithatë, sulmuesi polak ka folur tashmë për largimin e tij dhe pret një lamtumirë të duhur me të gjithë ekipin.

“Kanë qenë tetë vite të mrekullueshme në Mynih, që nuk do t’i harroj kurrë, një epokë fantastike”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

“Do të kthehem për t’i thënë lamtumirë të gjithë stafit pas turneut me Barçën”.

“Unë u thashë lamtumirë bashkëlojtarëve të mi sot në fushë. Nuk isha i shqetësuar se mos lëndohesha, këto janë gjëra që mund të të ndodhin edhe në shtëpi”, përfundoi polaku.

Polaku pritet t’i kushtojë Barcelonës 45 milionë euro plus pesë milionë bonuse.