Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, ka uruar dhe falënderuar deputetët që sot votuan ‘pro’, për propozimin francez

Ai është shprehur se më në fund me këtë arritje gjuha maqedonase do të “jehojë në Evropë”.

“Urime dhe falënderime të mëdha për deputetët që sot treguan kapacitet demokratik, mbështetën konkluzionet e propozimit evropian dhe votuan për të ardhmen europiane të vendit. Nuk ka patriotizëm më të madh se sa të përkrahësh prosperitetin e vendit dhe të marrësh vendime që janë në interesin më të lartë të vendit dhe qytetarëve. Më në fund gjuha maqedonase do të bëjë jehonë në gjithë Evropën. Kështu e doni shtetin, me vendime të mençura dhe shtetërore!”, shkruan ai në Facebook.