Apple mund të ketë pasur një nga telefonat e parë të mençur modern me një lente telefoto, por do të jetë një nga markat e fundit që do të përdorë një kamerë të tipit periskop. Analisti Ming-Chi Kuo ka rafinuar disa nga pretendimet e fundit në lidhje me periskopin e parë të iPhone – ai thotë se do të vije në treg gjatë vitit tjetër, por këtë lente do ta ketë vetëm iPhone 15 Pro Max, në fjalë të tjera, modeli më i vogël iPhone 15 Pro do të mbetet me telefoto lentën klasike.

Kuo thotë se lenta e periskopit do të ketë mundësi zmadhimi prej 6x dhe një kamerë me sensor 12MP 1/3” me stabilizim të zhvendosjes së sensorit. Disa thashetheme të mëparshme supozonin se do të ketë zmadhim 5x, por që ka mundësi që numri përfundimtar të mos jetë caktuar, pasi që seria e iPhone 15 është më shumë se një vit larg lansimit, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi. Nëse numri i dhënë është i saktë, atëherë iPhone 15 do ta ketë mundësin e zmadhimit për dyfish më të madhe se ajo e iPhone 13 Pro, e cila ka lente me mundësi zmadhimi prej 3x.

Ekziston një thashethem që iPhone më i madh gjithmonë do ta ketë të pajisur kamerën më të mirë, telefoni i fundit ishte iPhone 12 Pro Max, pajisje e cila ishte e vetmja nga seria 12 që kishte një lente me mundësi zmadhimi prej 2.5x dhe pajisja e vetme me një sensor më të madh te kamera kryesore.

Moduli i periskopit merr më shumë hapësirë se një lente e rregullt e telefotos, dhe iPhone Pro nuk është aq i madh – dhe pritjet e fundit janë se ata do të mbesin tek ekrani me madhësi prej 6.1”.
Asnjë telefon Android me këtë madhësi nuk ka lente me periskop, teksa prodhuesit e tyre zakonisht i rezervojnë këto lente për telefonat e tyre më të mëdhenj dhe më të mirë.