Kryenegociatori Zef Mazi përmendi disa pika të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duke thënë se bisedimet do të zgjaten. Megjithatë th4eksoi se do të shihen shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit që i cilëson thelbësore.

“Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Rruga e Shqipërisë është parë në dritën e përqasjes drejt BE, kjo ka qenë apsirata më e madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe na ka shërbyer si shtylla kurrizore e strategjisë së vendit. Shqipëria mori pjesë në këtë takim që prej vitit 2018-2019. Qeveria shqiptare e di mirë që këto bisedime do të zgjaten paksa. Kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të dorëzojmë një punë të mirë të bisedimeve në atë që nis pas shtatorit.

Ajo cka na pret është kërkuese. Skuadra jonë është e përbërë me 30 negociatorë. Do të shihen të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit. Këto janë thelbësore sa i përket kontributit që i duhen dhënë shoqërisë. Shumë prej ligjeve europiane do jenë në nivel lokal”, tha Mazi.

Ndër të tjera, Mazi tha se BE duhet të ketë përqasje strategjike për zgjerimin, ndërsa theksoi se arkitektura europiane do të ngrihet tullë pas tulle në mënyrë që BE të bëhet një influencë më e madhe në sferën globale.

“Ky proces do të jetë i gjatë, i komplikuar, i zgjatur, i vështirë dhe rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë, ndaj do të jetë diçka kërkuese për ne që të punojmë fort. Potenciali i unionit është i madh. Fati i cështjeve europiane ka të bëjë shumë. Cfarë ndodh në Europë ka rëndësi. Ne duhet të kemi përqasje strategjike qoftë edhe për zgjerimin.

Në bazë të rrethanave duke përfshirë që dikush nuk e ka të gjithë tortën që të mund ta hajë vetë, nga sot e tutje, premtimet e pambajtura mbeten në të shkuarën. Arkitektura europiane mund të ngrihet tullë pas tulle. Për ata si unë që kanë shpenzuar gjysmën e jetës në vendet e BE, ne duam që BE të jetë më e fortë dhe më e zhvilluar. BE do të bëhet një influencë më e madhe në sferën globale”, tha Mazi.