Kryeministri Rama ka uruar Presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj i cili u betua pasditen e kësaj të diele në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një fotogalerie nga ceremonia e pasdites kryeministri Rama shkruan në facebook: Për hajër!

Në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri ishin të pranishëm rreth 500 personalitete nga fusha të ndryshme në vend.

Nuk munguan as deputetët e opozitës, ndryshe nga sa ishte deklaruar më herët nga kreu i PD, Sali Berisha i cili nuk ishte i pranishëm me një grup të vogël deputetësh demokratë, mbështetës të tij.

Vetë kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.