Presidenti i vendit Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në eventin e organizuar për kremtimin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të bashkuara dhe Shqipërisë, u shpreh se është një moment i historisë sonë që lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

“Kënaqësi e veçantë që sot, kremtojmë 100-vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin tonë më të madh strategjik.

Një moment i historisë sonë, lidhet me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

Rol të rëndësishme në krijimin e këtyre marrëdhënieve e ka luajtur Presidenti Uillson, i cili ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare”, u shpreh ai.